Rreth 12 mijë jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Angli

Nga Exit News
Rreth 12 mijë jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Angli

Vaksinimi kundër COVID-19 në Angli ka parandaluar rreth 12 000 vdekje dhe më shumë se 30 000 të moshuar nga shtrimi në spital, tha të premten agjencia qeveritare e Shëndetit Publik në Angli (PHE).

Dy të tretat e popullsisë mbi 18 vjeç në Britani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas analizës së PHE, deri në fund të prillit, programi i vaksinimit kundër COVID-19 ka parandaluar 11 700 vdekje tek njerëzit e moshës mbi 60 vjeç në Angli. Gjithashtu është shmangur shtrimi në spital i rreth 33 000 personave të moshës 65 vjeç e lart.

“Vaksina tashmë ka shpëtuar kaq shumë jetë dhe ne tani mund të shohim ndikimin e madh që ajo ka pasur në parandalimin e njerëzve që të sëmuren rëndë”, tha Mary Ramsay, shefe e imunizimit në PHE.

Ka pasur 127.640 vdekje në Britani nga COVID-19 – numri i gjashtë më i lartë i vdekjeve në mbarë botën, sipas një analize të Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>