Të enjten (3 qershor) 33,930 maturantë nisin provimet e Maturës Shtetërore.
Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës së Huaj. Më datë 7 qershor do të zhvillohet provimi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe për të vazhduar më datë 11 qershor me Matematikën, duke e përmbyllur me lëndën me zgjedhje më 15 qershor.
Provimet do të kenë pyetje me alternativa dhe me zhvillim, përfshi esenë në testin e letësisë dhe nuk do të përmbajë temat e zhvilluara gjatë mësimit ‘online’.
Provimet e maturës fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Secili provim do të ketë 60 pikë maksimale, prej të cilave 20 janë nga pyetjet me alternativa.
Për të kaluar nxënësit duhet të marrin minimumi 15 pikë.
Gjatë zhvillimit të provimit nxënësit dhe mësuesit duhet të vendosin maska si masë kundër përhapjes së COVID-19. Ndalohet marrja e celularit në ambientet e zhvillimit të provimit.
Pyetjet me alternativa do të korrigjohen në mënyrë elektronike ndërsa ato me zhvillim nga mësuesit.