Rreth 35 mijë vizitorë në Shqipëri për festat e fundvitit

Nga Redaksia
Rreth 35 mijë vizitorë në Shqipëri për festat e fundvitit

Festat e fundvitit kanë nxitur flukse të mëdha udhëtarësh drejt Shqipërisë. Në media u raportuan për rreth 35 mijë vizitorë të regjistruar vetëm gjatë 5 ditëve të fundit.

Pjesa më e madhe janë shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe zgjedhin t’i kalojnë këto festa me familjarët e tyre në Shqipëri e Kosovë.

Mediat kanë raportuar se rreth 24 mijë pasagjerë u regjistruan si hyrje vetëm në periudhën 21-24 dhjetor në portin e Durrësit. Ky port është ndër hyrjet kryesore edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët më pas vijojnë nga pika kufitare e Morinit drejt familjarëve të tyre.

Në këtë pikë kufitare po punohet me procedura të përshpejtuara në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata.

Për udhëtimet me makinë pikat kufitare më të ngarkuara janë Kakavija dhe Kapshtica në jug. Sipas të dhënave të raportuara në media nga Kakavija kanë hyrë rreth 9,260 persona dhe nga Kapshtica rreth 2,700.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>