36,961 çështje janë ende në pritje për tu gjykuar nga Gjykata e Lartë. Sipas një tabele të publikuar nga Gjykata e Lartë që prej janarit të deri në shkurt 2021 janë shqyrtuar 520 çështje nga ku:
—108 çështje administrative, ndër të cilat janë dhënë79 vendime përfundimtare ndërsa 29 vendime të ndërmjetme
—229 çështje civile, ndër të cilat janë dhënë 200 vendime përfundimtare dhe 29 vendime të ndërmjetme
—111 çështje penale
Gjykata e Lartë aktualisht ka 3 gjyqtarë, kuorum i cili mjafton për të shqyrtuar çështjet pranë kësaj gjykate. Ajo ishte jofunksionale për një vit për shkak të procesit të vetingut dhe dorëheqjeve.