
Një aeroplan zjarrfikës u rrëzua të dielën në ishullin grek Zakynthos, ndërsa po i përgjigjej një thirrje për ndihmë në shuarjen e një vatre zjarri në zonën Lagopodo-Macherado.
Për fat, piloti arriti të shpëtojë pa lëndime serioze dhe u trasportua për ndihmë mjekësore nga një tjetër aeroplan zjarrfikës.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e rrëzimit, sipas raportimeve nga mediat vendase.
Greqia po lufton me zjarret për të gjashtën ditë, me frontin më të madh në ishullin e saj Evia pranë Athinës, ku mijëra njerëz janë evakuar me traget.