
Eksporti i djathit zvicerian arriti rekorde të larta në 2020, si pasojë e mbylljes së restoranteve dhe rritjes së interesit në gatimin në shtëpi. Të dhënat u publikuan nga organizata Sviceriane e Marketingut të Djathit.
Në një njoftim për shtyp të martën, organizata tha se:
“Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike të lidhura me koronavirusin nivelet e eksportit të djathit kaluan shifrat e 2019-ës.
Vitin e kaluar, Zvicra eksporti mbi 77 mijë ton djath, 1,6 përqind më shumë se sa në 2019. Të ardhurat nga eksporti arritën në 640 milionë euro”.
“Mbyllja e restoranteve, puna nga shtëpia, por edhe kufizimet e tjera i kanë detyruar njerëzit të kalojnë më shumë kohë në shtëpi”, tha për AFP-në zëdhënësja e organizatës.