Vdekjet e lidhura me koronavirusin në Afrikë u rritën me 43% brenda javës, raporton AFP duke cituar Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Një nga shkaqet kryesore lidhet me mungesën e shtretërve të kujdesit intensiv dhe rezervave të oksigjenit.
Nga 4 384 viktima të regjistruara javën e parë të korrikut, në 6 273 raste në javën e dytë.
Drejtori rajonal i agjencisë, Matshidiso Moeti, tha në një konference virtuale për shtyp se rritja ishte “një shenjë e qartë paralajmëruese që spitalet, në vendet më të prekura, po arrijnë pikën e thyerjes”.
Ai shtoi se vendet afrikane duhet të rrisin prodhimin e oksigjenit për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga simptomat më të këqija të sëmundjes.
Sipas OBSH-së rritja e nivelit të vdekjeve vinte për shkak të mungesës së vaksinave, përhapjes së variantit tepër ngjitës Delta, i cili ishte zbuluar në 21 vende afrikane, si dhe lodhjes së publikut nga masat kufizuese.
Afrika ka regjistruar zyrtarisht mbi 6 milion raste të Covid-19, një shifër shumë më e ulët krahasuar me kontinentet e tjera, por që ekspertët dyshojnë se mund të jetë pasojë e mangësive në raportim.