Rriten taksat vendore për bizneset në Tiranë, Bindja Demokratike dhe Partia Demokratike bashkë për t’i denoncuar

Nga Exit News
Rriten taksat vendore për bizneset në Tiranë, Bindja Demokratike dhe Partia Demokratike bashkë për t’i denoncuar

Fabian Topollaj, ish-këshilltari demokrat i këshillit bashkiak, sot pjesë e Bindjes Demokratike, denoncoi një javë më parë rritjen e taksave vendore për bizneset në Tiranë, pavarësisht gjendjes së krizës së koronavirusit.

Topollaj ka sjellë rastin e biznesit të të njohurit të tij dhe ka postuar në Facebook kopje të faturave të biznesit në vitet 2014, 2019 dhe 2020. Duke theksuar, rritjen Topollaj është shprehur:

“Në vitin 2014, ky biznes paguante taksa vendore në shumën prej 85 120 lekësh.
Vjet [2019] ai ka paguar dy herë e gjysëm më shumë, plot 197 456 lekë.

Plot 222 500 lekë do duhet të paguajë i njejti biznes për Bashkinë Tiranë edhe ne 2020-tën.

Në një kohë që gjendja e pandemisë po falimenton bizneset, Veliaj shpejton t’ju dërgojë faturën e taksave vendore me një rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë.”

Veliaj është në krye të detyrës vetëm për të grabitur bizneset e Kryeqytetit. Fotot e mëposhtme janë faturat e taksave…

Gepostet von Fabian Topollaj am Freitag, 17. April 2020

 

Topollaj shkruan se me gjithë gjendjen e jashtëzakonshme kur shumica e biznesve janë të mbyllur prej disa javësh dhe faktin që asnjë shërbim nuk është përmirësuar në Tiranë për këto biznese, bashkia vazhdon t’i rrisë ato.

Një javë më pas, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka risjellë në vemendje rastin e denoncuar nga Topollaj duke ripublikuar faturat e biznesit dhe denoncuar rritjen e dëmshme të taksave vendore për bizneset.

Qeveria gënjen- në vend të lehtësoje biznesin, rrit taksatQeveria po genjen njerezit tani që ata kanë më shumë nevojë…

Gepostet von Jorida Tabaku am Donnerstag, 23. April 2020

Në një status në Facebook, Tabaku akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun e Tiranës se po gënjejnë bizneset duke u thënë se i kanë falur taksat e biznesit të vogël.

Ish-deputetja e quajti kriminale rritjen e taksave dhe mbledhjen e tyre në periudhën e pandemisë, “megjithëse ka 2 muaj që nuk hap qepenat fare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>