Në kulmin e tensioneve mes SHBA-ve dhe Turiqsë, ambasada amerikane në Ankara shtë sulmuar nga persona ende të panjohur.
Sipas CNN në Turqi, persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt ambasadës orët e para të mëngjesit.
Nga sulmi nuk ka pasur asnjë të plagosur, ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Prej disa javësh Turqia dhe Amerika i kanë shpallur “luftë ekonomike” njëra-tjetrës duke vendosur sanksione ndaj njëra-tjetrës. SHBA-të vendosën sanksione ndaj çelikut dhe aluminit turk si përgjigje për mbajtjen në burg të një pastori amerikan, të arrestuar për terrorizëm dhe spiunazh. Ndërkohë që Turqia dyfishoi tarifat për makinat, alkoolin, cigaret dhe qymyrgurin amerikan, teksa pritet të marrë dhe masa të tjera kundër mallrave që importohen nga SHBA-të.