Tensionet mes SHBA-ve dhe janë përshkallëzuar gjatë fundjavës, pas rritjes së sanksioneve ndaj çelikut dhe aluminit turk, që Shtetet e Bashkuara vendosën kundër Turqisë si përgjigje për mbajtjen në burg të një pastori amerikan.
Menjëherë pas sanksioneve, monedha turke ka arritur pikën më të ulët të të gjitha kohërave, 7.24 lira për një euro.
Presidenti turk Erdogan kërcënoi SHBA-të se Turqia nuk do të dorëzohen përpara luftës ekonomike që i kanë shpallur:
“E pamë lojën tuaj dhe nuk frikësohemi. Atë që nuk arritën ta bëjnë me provokime, grusht shteti, tani tentojnë ta bëjnë me para. Me një shpreht të qartë kësaj i thonë luftë ekonomike. Nuk do të dorëzohemi. Nëse ju e ngrini dollarin për ne, ne do të kërkojmë mënyra të reja të kryejmë punët tonë.
Ne i themi mimrupafshim atyre që për hir të lidhjes me organizatat terroriste sakrifikojnë partneritetin strategjik, aleancën me një vedn prej 81 milionë njerëzish.
Ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregtare gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje, bashkëpunime e aleanca të reja.”
Duke folur për arrestimin e priftit amerikan Andrew Brunson, Erdogan u shpreh:
“Ju e sakrifikoni Turqinë për një prift të ndërlidhur me organizatat terroriste. Na falni, por atë që duhet ta bëjë një shtet ligjor, ne do ta bëjmë.”
Kush është Pastori Andrew Brunson?
Pastori Brunson, 50 vjeç, me origjinë nga Karolina e Veriut ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet. Ai u rrëmbye nga autoritetet turke sëbashku me gazëtarë, aktivistë dhe ushtarakë të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit në 2016 kundër Presidentit Erdogan. Pastori e ka mohuar përfshirjen e tij në organizimin e grushtit të shtetit.
Brunson u mbajt në burg për më shumë se sa një vit përpara se akuza ndaj tij për “ndarje të Turqisë vetëm përmes përhapjes së fesë kristiane” të bëhej publike.
Në prill një grup senatorësh të drejtuar nga senatori i Karolinës së Veriut Thom Tillis firmosën një letër ku shprehën shqëtësimin e tyre për situtatën e Brunson dhe i përshkruan akuzat ndaj tij “thjeshtë fantazi”.
Brunson po mbrohet nga Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi. Këshilltari i grupit të avokatëve mbrojtës të Pastorit Brunson është Jay Sekulow, i cili më parë ka përfaqësuar edhe Presidentit Trump në çështje ligjore të ndryshme.