Rritet kërkesa për ilaçin Regeneron në popullsitë e pavaksinuara

Nga Exit News
Rritet kërkesa për ilaçin Regeneron në popullsitë e pavaksinuara

Në SHBA u rrit kërkesa për mjekimin e antitrupave monoklonalë – një trajtim për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave të Covid-19 — veçanërisht në shtetet me popullsi më të madhe të pavaksinuar.

Kërkesa për trajtim u rrit me njëzet herë në javën e fundit për shkak të rritjes së rasteve të reja nga varianti Delta dhe niveleve të ulta të vaksinimit.

Por shpërndarja e ilaçit deri më tani ka qenë e pabarabartë, raporton The Guardian.

Shtatë shtete me numrin e lartë të rasteve të Covid-19 si Alabama, Florida, Gjeorgji, Luiziana, Misisipi, Tenesi dhe Teksas, kanë përdorur 70% të furnizimit federal të antitrupave monoklonalë.

Antitrupat janë gjithashtu më të shtrenjtë, me rreth 2,100 dollarë për dozë. Në dallim, vaksinat Covid kushtojnë midis 10 dhe 20 dollarë për dozë.

Antitrupat monoklonalë janë trajtime të rëndësishme për parandalimin e hershëm të simptomave të rënda. Trajtimi është shumë efektiv kur jepet në fazën e hershme të sëmundjes, dhe gjithashtu mund t’u jepet atyre që kanë pasur ekspozim të konsiderueshëm ndaj një rasti pozitiv – për shembull, kontakti me familjen.

Regeneron u autorizua për përdorim urgjent midis grupeve të caktuara me rrezik të lartë mbi moshën 12 vjeç.

Administrata e Biden tha më 9 shtator se do të rriste dërgesat e trajtimit nga 100,000 në 150,000 doza në javë.

Ditë më vonë, departamenti i shëndetësisë njoftoi se do të ndryshonte mënyrën e shpërndarjes së furnizimit.

Qeveria amerikane bleu 1.4 milion doza më shumë nga Regeneron dhe 400.000 doza nga Eli Lilly.

Deri më tani, rreth 2.4 milion trajtime janë dërguar në të gjithë vendin, dhe të paktën 1.1 milion prej tyre janë përdorur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>