Rritet numri i pacientëve në spitale, Kirurgjia e vjetër në QSUT kthehet në spital Covid

Nga Exit News
Rritet numri i pacientëve në spitale, Kirurgjia e vjetër në QSUT kthehet në spital Covid

Në 24 orët e fundit kanë filluar shtrimet e pacientëve me Covid-19 në spitalin e ri të përshtatur për koronavirusin, në godinën e ish-Kirurgjisë së vjetër në QSUT.

Burime për Exit News kanë pohuar se të paktën 15 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, një pjesë e së cilëve kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Nevoja për një spital të ri për pacientët është rritur më shumë ditët e fundit, kur është rritur ndjeshëm numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi.

Në raportimin e ISHP-së për 22 qershorin, ishin të shktruar në Infektiv 82 pacientë, duke shënuar shifrën më të lartë të pacientëve të hospitalizuar që prej fillimit të pandemisë. 10 prej pacientëve janë në terapi intensive, një është i intubuar.

Në një komunikim për median, ministrja Manastirliu tha se nëse rritet edhe më shumë numri i pacientëve që ka nevojë për trajtim spitalor, spitali Shefqet Ndroqi do të rikthehet në spital Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>