Rritet numri i të vdekurve në Palestinë

Nga Exit News
Rritet numri i të vdekurve në Palestinë

35 palestinezë dhe pesë izraelitë u vranë të mërkurën pas përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit, si pasojë e bombardimeve.

Izraeli njoftoi se gjatë sulmeve janë vrarë disa zyrtarë të inteligjencës të Hamasit. Sulmet e tjera kishin shënjestër zyrat dhe banesat e zyrtarëve të Hamasit.

Ky është sulmi më i rëndë i ndodhur midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e vitit 2014 në Gaza.

I dërguari i paqes i Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland shkroi në Twitter:

“Ndaloni zjarrin menjëherë. Ne po përshkallëzojmë drejt një lufte. Udhëheqësit nga të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësinë e përshkallëzimit.

Kostoja e luftës në Gaza është shkatërruese dhe po paguhet nga njerëzit e zakonshëm. Kombet e Bashkuara po punon me të gjitha palët për të rivendosur qetësinë. Ndaloni dhunën tani”.

Ushtria e Hamasit tha se gjuajti 210 raketa drejt Beersheba dhe Tel Aviv në përgjigje të bombardimeve të ndërtesave të kullës në Gaza City.

Dhuna ndodhi pas disa javë tensionesh në Jeruzalem gjatë muajit të agjërimit musliman të Ramazanit, me përplasje midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në dhe rreth Xhamisë Al-Aqsa.

Përplasjet u përshkallëzuan ditët e fundit përpara një seance gjyqësore për të larguar nga banesat palestinezët..

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>