Rritet vlera e monedhës BitCoin, Elon Musk e përmend në Twitter

Nga Exit News
Rritet vlera e monedhës BitCoin, Elon Musk e përmend në Twitter

Vlera e monedhës dixhitale Bitcoin u rrit me 14 përqind të premten, pasi drejtuesi i kompanisë Tesla Elon Musk shkroi për Bitcoinin në Twitter.

Musk shkroi thjesht #bitcoin në një postim në Twitter dhe vlera e një monedhe arriti në 37,800 dollarë.

Sipërmarrësi amerikan ka 43,7 milionë ndjekës në Twitter dhe njihet për postime të tilla, të cila ndikojnë direkt në vlerën e kompanive.

Njësoj ndodhi edhe me kompaninë GameStopCorp, pasi Elon Musk bëri një postim vetëm me emrin e kompanisë sëbashku me një link të diskutimit mbi vlerën e kompanisë në bursë.

Në dhjetor, Musk kërkoi shqyrtimin e mundësisë për të kryer transaksione të mëdha të kompanisë së tij Tesla në Bitcoin.

Bitcoin është monedha e parë dixhitale.

Çdo Bitcoin është në thelb një skedar kompjuteri, i cili ruhet në një aplikacion si ‘portofol dixhital’ në një celular ose kompjuter. Njerëzit mund të shkëmbejnë Bitcoins mes njëri tjetrit. Çdo transaksion  regjistrohet në një listë publike të quajtur ‘blockchain’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>