Rritja e çmimit të energjisë sjell rritje të inflacionit në Eurozone

Rritja e çmimit të energjisë sjell rritje të inflacionit në Eurozone

Inflacioni i Eurozonës u rrit me me bazë vjetore 3.4 % në shtator, sipas vlerësimeve të hershme nga zyra e statistikave e BE-së, të premten.

Sipas Eurostatit, inflacioni i detyrohet një rritje prej 17.4 % në çmimet e energjisë dhe përjashtuar këtë, inflacioni bazë, i cili rezulton vetëm 1.9 përqind në shtator.

Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane ka për synim të mbajë inflacionin në normën e 2 % në një periudhë afatmesme.

Presidentja e BQE -së, Christine Lagarde tre ditë më parë deklaroi se “sfida kryesore është të sigurohemi që të mos reagojmë tepër ndaj goditjeve kalimtare të furnizimit, që nuk kanë ndikim në periudhën afatmesme”.

Por tregjet e obligacioneve të BE -së po reflektojnë shqetësim në rritje në tregje në lidhje me inflacionin.

Dhe shifrat e fundit sinjalizojnë një rritje në vazhdimësi krahasuar me korrikun, kur inflacioni arriti 2.2 % dhe më pas 3 % në gusht.

Presioni po fillon të reflektohet edhe në tregjet e punës, sipas një raportimi nga Politico.

Disa punëtorë në Gjermani kërcënojnë me grevë duke kërkuar një pagë që përputhet me normën e inflacionit të vendit, e cila arriti 4.1 përqind muajin e kaluar-më e larta në 29 vitet e fundit.

Inflacioni mendohet se do të jetë edhe në agjendën e së hënës, kur do të takohen 19 ministrat e financave të eurozonës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>