Një studim i përbashkët i OBSH dhe Kinës mbi origjinën e virusit COVID-19 thotë se transmetimi nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm.
Gjithashtu, sqarohet se një rrjedhje nga laboratorët është “jashtëzakonisht e pamundur”, sipas një drafti të siguruar nga The Associated Press.
Gjetjet ofrojnë pak njohuri të reja se si virusi u shfaq për herë të parë dhe lënë shumë pyetje pa përgjigje.
Por raporti ofron më shumë detaje mbi arsyetimet e dhëna mbi përfundimet e studiuesve.
Ekipi propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së rrjedhjes nga laboratorët.
Raporti, i cili pritet të bëhet publik të martën, po shikohet me imtësi, pasi zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemitë në të ardhmen.
Raporti është gjithashtu jashtëzakonisht i ndjeshëm ngase Kina kundërshton çdo sugjerim se fajtore për pandeminë.
Vonesat e përsëritura në lëshimin e raportit kanë ngritur pikëpyetje nëse pala kineze është përpjekur të ndikojë përfundimet e saj.
Vitin e kaluar, një hetim i AP zbuloi se qeveria kineze po kontrollonte në mënyrë rigoroze të gjitha kërkimet për origjinën e virusit.
“Ne kemi marrë shqetësime reale në lidhje me metodologjinë dhe procesin që ka hyrë në atë raport, duke përfshirë faktin se qeveria në Pekin me sa duket ndihmoi për ta shkruar ,” tha Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken në një intervistë për CNN.
Kina e hodhi poshtë pretendimin të hënën.
“Sh.B.A ka folur hapur mbi raportin. Duke bërë këtë, a nuk po përpiqen SHBA të ushtrojnë presion politik mbi anëtarët e grupit të ekspertëve të OBSH? ” pyeti zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.
Raporti bazohet kryesisht në një vizitë nga një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH-së në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua për herë të parë COVID-19.
Misioni nuk kishte për qëllim të identifikonte burimin e saktë natyror të virusit, një përpjekje që zgjat me vite.
Në draftin e marrë nga AP, studiuesit renditën katër skenarë për shfaqjen e koronavirusit të ri.
Në krye të listës ishte transmetimi nga lakuriqët e natës përmes një kafshe tjetër, për të cilën ata thanë se ka shumë të ngjarë.
Ata vlerësuan përhapjen e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit si të mundshme dhe thanë që përhapja te njerëzit nga paketimi i produkteve ushqimore “me zinxhir të ftohtë” ishte e mundur, por jo e mundshme.
Kjo mundësi e fundit ishte hedhur poshtë më parë nga OBSH dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Por studiuesit në këtë mision e rimorën, duke ngritur më tej pyetje në lidhje me politizimin e studimit, pasi kjo është një teori që Kina e ka shtyrë prej kohësh.
AP siguroi draftin e kopjes të hënën nga një diplomat në Gjenevë, një tjetër vend anëtar i OBSH.
Nuk është e qartë nëse raporti mund të ndryshohet ende para daljes, por burimi i tha AP se ishte versioni përfundimtar.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi se e kishte marrë raportin gjatë fundjavës dhe tha se ai do të zbulohej zyrtarisht të martën.
“Do të lexojmë raportin dhe do të diskutojmë, do të procesojmë përmbajtjen e tij dhe hapat e ardhshëm me vendet anëtare,” tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Por siç kam thënë, të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe garantojnë studime të plota dhe të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani,” përfundoi ai.