
Rrok Pepaj është i vetmi i arrëstuar nga policia lidhur me vrasjen e dy personave, Emiljano Pepaj (21 vjeç) dhe Vilson Çutaj (37 vjeç), nga Daniel Pepaj, javën e kaluar. Rrok Pepaj është babai i autorit të vrasjes Daniel Pepaj.
Sipas njoftimit të policisë, të premten Rrok Pepaj u akuzua për kultivim të lënëdëve narkotike.
Policia njoftoi zyrtarisht edhe të dhënat e hetimit mbi vrasjen e dy personave, ku sqaroi se ata janë vrarë për grabitjen e 29 rrënjëve të kanabis.