Qytetarët do të paguajnë 5 euro për të kaluar në rrugën Milot-Morinë, duke filluar nga 23 mars 2018. Qytetarët do të paguajnë 5 euro në hyrje dhe në dalje të tunelit të Kalimashit.
Vendosja e tarifës prej 5 eurosh për çdo kalim ishte përcaktuar në kontratën koncesionare me kompaninë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, të firmosur nga qeveria më dhjetor 2016. Kompania, sipas kontratës do të mirëmbajë Rrugën e Kombit për një periudhë 30 vjeçare.
Segmenti Milot-Morinë është i gjatë 114 km, nga të cilat pjesa Milot-Rrëshen, rreth 25 kilometra, është rrugë e zakonshme me dy korsi, ndërsa Rrëshen-Morinë është kryesisht autostradë me katër korsi, dy në vajtje dhe dy në ardhje.