Banorët e lagjes “Kushtrimi” Vlorë, zonës ku do të ndërtohet rruga Transballkanike, të cilëve ju prish banesa dhe nuk kishin dokumenta, do të përfitojnë 3 vjet bonus qiraje deri në ndërtimin e banesave sociale. Ndërsa banorët të cilët banesën e prishur e kishin me dokumenta do të shpronësohen sipas ligjit.
Kështu i tha Kryeministri Rama ditën e shtunë, 14 nentor, banorëve të cilët e ndaluan gjatë vizitës së tij në Vlorë.
Banorët kanë protestuar që prej vitit 2016 kundër vendimit të qeverisë për vlerën e kompesimit të pronave. Ata kërkojnë të shpronësohen sipas vlerës së tregut.
Rruga Transballkanike, sipas të dhënave të Open Data Albania ka kushtuar rreth 1 milionë euro.