Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin e opozitës Ralf Gjoni. Vendimi u morr, pasi Ruçi e ironizoi Gjonin se nuk foli për ligjin e Gradës së Republikës, i planifikuar në seancën, por për “gardën e politikës”.
“Ju kanë zënë ethet elektorale por jemi duke diskutuar ligjin për gardën e Republikës. Nuk fole një fjalë për gardën e republikës por për gardën e politikës”, ju drejtua Ruçi, Gjonit pasi ky i fundit ishte larguar nga foltorja.
Pavarësisht lutjeve të Gjonit për tju përgjigjur ironis, Ruçi nuk i dha leje:
“Kush ta dha fjalën ty. Asnjë sekondë. Nuk tu drejtova ty. Fole 15 minuta, nuk fole asnjë fjalë për ligjin”.
Më pas dialogu vazhdoi kështu:
Gjoni: A ka mundësi të përgjigjem se me zure emrin
Ruçi: Ulu tani mos marr masa. Do të të tërheq vërejtej.
Gjoni: Të them një fjali. Po të kërkoj një fjali.
Ruçi: Nëqoftëse zapton foltoren përjashtohesh.
Gjoni: Edhe foltoren edhe vendin tënd.
Ruçi: Vendit tim i merr të keqen. Je i përjashtuar nga seanca.
Gjoni: Kërko masë tjetër
Ruçi: Vazhdo se do kërkoj masën tjetër. Je trim i madh ti.
Gjoni: Po unë.
Ruçi: Po pengon folësen.