Deputetja Rudina Hajdari reagoi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke u shprehur se ngjarja ishte “e frymëzuar nga bandat politike, që po kërkojnë të ecin përpara për të marr vota me lekë dhe plumba,”
Hajdari e konsideroi vrasjen të frymëzuar nga prapaskena politike dhe dënoi përpjekjen për të fituar pushtet në çdo mënyrë.
“Nuk bëhet kështu politikë! Duhet t’i japim fund këtyre ngjarjeve! Elbasani që njihet për dijen, tani është damkosur si qytet i bandave,” u shpreh ajo.