Deputetja Rudina Hajdari deklaroi, të martën, se bashkëpunimi i saj me Nismës Thurje do të vazhdojë.
Në një deklaratë për Report Tv, Hajdari u shpreh
“Nga komunikimet që kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme.”
Reagimi i Hajdarit vjen pas deklaratave të mëparshme të një prej themeluesve të Nismës Thurje, Pano Soko i cili la të kuptohej se kjo do të kishte kuptim nëse kuvendi do të kishte votuar për hapjen 100% të listave.