Rudina Hajdari kërkon dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj

Rudina Hajdari kërkon dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Të mërkurën, Hajdari është shprehur, se Lleshaj nuk mund të vijojë detyrën pas vrasjes së 25 veçarit Klodian Rasha.

Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën”, ka shkruar Hajdari.

Deputetja ka thënë se do të ngrejë zërin në Parlament për vrasjen e 25 vjeçarit.

Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë”, ka pohuar ajo.

Qindra protrestues u mblodhën të mërkurën para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë si reagim ndaj vrasjes së Klodian Rashës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>