Rudina Hajdari përshëndet vendimin e PD-së

Rudina Hajdari përshëndet vendimin e PD-së

Bashkëkryetarja e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari përshëndeti sot vendimin e PD-së për tu ulur në bisedime me qeverinë për reformën zgjedhore.

SIpas Hajdarit, PD e LSI kanë kuptuar se rruga e duhur për të zgjidhur problemet është rruga institucionale dhe jo ajo e protestave dhe e molotovëve që dëmtojnë Shqipërinë:

“Besoj se pranuan që rruga që do t’i jepte zgjidhje krizës politike është duke ardhur me ide dhe plane konkrete, të cilat i diskutuam sot. Zgjodhëm rrugën e duhur, atë të institucioneve.”

Rudina Hajdari ishte një prej katër anëtarëve në takimin mes opozitës dhe qeverisë për tu ulur në bisedime për reformën zgjedhore. Ajo nuk e firmosi marrëveshjen PD-PS, por shprehu dakordësinë parimisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>