Rudina Hajdari ka propozuar të martën në mbledhjen e Këshillit Politik, ndryshimin e ligjit për të lehtësuar zhvillimin e referendumeve.
Kjo temë do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik. Në rast se këshilli nuk e merr parasysh kërkesën e saj, atëherë ajo do ta propozojë si ligj të veçantë në Kuvend.
Me ligjet aktuale, zhvillimi i një referendumi me kërkesë të qytetarëve bëhet praktikisht i pamundur, për shkak të procedurave të komplikuara dhe ndalimet për zhvillimin e referendumeve në periudhat 6 muaj para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme ose lokale në vend.