Rudina Hajdari propozon mekanizma për hapjen e listave 100%

Nga Exit News
Rudina Hajdari propozon mekanizma për hapjen e listave 100%

Rudina Hajdari ka propozuar një draft për hapjen e listave 100%, në Këshillin Politik ku përfaqëson opozitën parlamentare.

Propozimi i Hajdarit vjen pas atij të Partisë Socialiste, që propozoi një mekanizëm të listave, që praktikisht çon në lista të mbyllura.

Sipas propozimeve të Rudina Hajdarit, mandatet e deputetëve do të shpërndahen për kandidatët e partisë fituese që ka marrë më shumë pëlqime nga qytetarët.

Propozimet e Rudina Hajdarit:

1–Kandidatët renditen në listë sipas alfabetit dhe deputet bëhet ai që merr më shumë pëlqime nga votuesit në zgjedhje.

2–Zgjedhësit votojnë për partinë dhe për kandidatin e preferuar.

3–Zgjedhësit kanë të drejtë të shprehin pëlqimin vetëm për nje kandidat.

4–Nëse zgjedhësit votojnë për më shumë se një kandidat të së njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm kësaj të fundit.

5–Numërimi i votave të bëhet me dy raunde:

    • Në fazën e parë, numërohen votat e partive.
    • Në fazën dy numërohen pëlqimet e kandidatëve. Pjesmarrës në numërim janë të gjitha subjektet që përfitojnë të paktën një mandat sipas numërimit në fazën një.

6–Garantimi i përfaqësimit me 30% i grave në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>