Rusia angazhon 12 mijë trupa ushtarake në paradën e fitores ndaj Gjermanisë naziste

Nga Exit News
Rusia angazhon 12 mijë trupa ushtarake në paradën e fitores ndaj Gjermanisë naziste

Rusia mbajti sot paradën tradicionale ushtarake të Luftës së Dytë Botërore, një shfaqje patriotike e fuqisë që këtë vit përkon me tensionet në rritje me Perëndimin.

Në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 76 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore parakaluan mbi 12 000 trupa dhe më shumë se 190 pajisje ushtarake, duke përfshirë lëshuesit e raketave balistike ndërkontinentale dhe 80 avionë ushtarakë.

Putini, i cili ka qenë në pushtet si president apo kryeministër që nga viti 1999, qëndroi pranë veteranëve të luftës Sovjetike në një platformë të ngritur në Sheshin e Kuq.

“Për fat të keq ka ende përpjekje për të vendosur shumë gjëra nga ideologjia e nazistëve, ata që ishin të fiksuar me një teori mashtruese mbi veçantinë e tyre. Dhe jo vetëm nga grupet e radikalëve dhe grupet terroriste ndërkombëtare”, tha Putin në atë që dukej se ishte një denoncim ndaj Perëndimit.

“Rusia do të mbështesë vazhdimisht ligjin ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë me vendosmëri interesat kombëtare dhe do të sigurojmë sigurinë e popullit tonë.”, deklaroi presidenti rus.

Parada e këtij viti i paraprin zgjedhjeve parlamentare në shtator dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin janë acaruar për çështje që variojnë nga konflikti në Ukrainë te fati i kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit në muajt e fundit dhe Moska është përfshirë në një sërë mosmarrëveshjesh të ngjashme diplomatike me vendet anëtare të BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>