Më shumë se 1 700 protestues u arrestuan nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, raporton REL.
Protestat ndodhën disa ditë pasi qeveria ruse vendosi të mbyllë Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK), me pretendimin se ajo është një organizatë “ekstremiste”.
Kjo organizatë ka hetuar pasuritë e presidentit rus Putin dhe zyrtarêve të tjerë të lartë. Organizata drejtohet nga Navalny, i cili ndodhet në spital për shkak të grevës së urisë.
Në fillim të javës, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, pas mbledhjes ‘online’ të Këshilli i Sigurisë së BE-së për Etiopinë dhe Rusinë, paralajmëroi Rusinë për kreun opozitar të burgosur, Alexei Navalny-t, pasi kishte marr një letër nga ekipi i tij mbi gjendjen e përkeqësuar shëndetësore.
Borrel i kërkoi që atij t’i ofrohet kujdes shëndetësor nga mjekë, të cilëve të mund t’u besojë.
“Gjendja po përkeqësohet dhe ne sot i themi Rusisë: ju jeni përgjegjës për gjendjen e Navalnit dhe ne do t’ju mbajmë ju përgjegjës për gjendjen e tij,” u shpreh ai.