Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE-së dhe 7 zyrtarëve europianë

Nga Exit News
Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE-së dhe 7 zyrtarëve europianë

Rusia ka vendosur t’i ndalojë hyrjen në shtetin se saj presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli dhe 7 zyrtarëve të tjerë europianë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që BE vendosi ndaj 6 zyrtarëve rusë.

Kundërpërgjigja e Kremlinit vjen pasi BE ndaloi hyrjen në vendet anëtare të saj të 6 qytetarëve rusë dhe ngriu llogaritë e tyre bankare në këto vende. BE i mori këto masa pasi Rusia refuzoi të lirojë kreun e opozitës në vend Aleksei Navalny nga burgu.

Për ndalimin e Sassolit dhe 7 zyrtarëve europianë, pati edhe një reagim nga drejtuesit e BE-së.

“Ky veprim është i papranueshëm, nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe është plotësisht i pabazë”, thanë në një deklaratë të përbashkët Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Parlamentit të BE, David Sassoli.

“Ai shenjëstron Bashkimin Evropian drejtpërdrejt, jo vetëm individët e interesuar”, shtuan ata.

Së bashku me presidentin e PE-së, Moska i ka ndaluar hyrjen edhe Jorg Raupach, kreun e zyrës së prokurorit të Berlinit, Vera Jourova, një politikane çeke që shërben si nënkryetare për vlerat dhe transparencën në Komisionin Evropian dhe Jacques Maire, një politikan francez.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së janë tensionuar që kur forcat ushtarake ruse aneksuan Krimenë në 2014 dhe mbështetën separatistët pro-rusë gjatë luftës në Ukrainën lindore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>