Rusia lejon vaksinimin e grave shtatzëna kundër koronavirusit

Rusia lejon vaksinimin e grave shtatzëna kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Federatës Ruse njoftoi të premten se do të lejojë vaksinimin e grave shtatzëna kundër koronavirusit me vaksinën Sputnik V, sipas agjensisë së lajmeve Interfax.

“Komuniteti i ekspertëve vendosi të heqë kundërindikacionet për përdorimin e vaksinës GamKovidVac (Sputnik V) në gratë shtatzëna. Kështu, lind mundësia e vaksinimit të grave shtatzëna me një rrezik të lartë të përhapjes së rëndë të COVID-19,” citohet të ketë thënë shefi i departamentit, Mikhail Murashko.

Vendimi, sipas tij, mori parasysh rezultatet pozitive të provave klinike dhe sigurinë e vaksinës. Po ashtu edhe të dhënat e grumbulluara për efektivitetin dhe sigurinë në provat klinike dhe periudhën pas administrimit të Sputnik V.

Vaksina do të ndihmonte veçanërisht gratë shtatëzëna në gjendje të rendë.

Ndërkohë, OBSH ende nuk ka miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V pasi ka hasur probleme që lidhen me ndotjen e mundshme dhe nivelet e sterilitetit gjatë procesit të prodhimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>