Elektorati në Rusi po hedh votën në zgjedhjet lokale që shihen si test për partinë në pushtet të presidentit Vladimir Putin.
Thuajse 160,000 kandidatë garojnë për vendet në pushtetin lokal.
Zgjedhjet vijnë pak javë pas helmimit të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Ekipi i tij akuzon presidentin Putin për çfarë ndodhi, ndërsa Kremlini mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Opozita ruse i ka kërkuar qytetarëve të votojnë me taktikën për të kanalizuar mbështetjen drejt kandidatëve që kanë shanset më të larta për të mundur partinë “Rusia e Bashkuar” të Vladimir Putin.
Votimi ka nisur në 11 dhe 12 shtator, por në 13 shtator pritet numri më i madh i votuesve, në më shumë se 56,000 pika votimi të ndara në 11 zona kohore të ndryshme.