Ryanair padit Britaninë për kufizimet në udhëtime

Ryanair padit Britaninë për kufizimet në udhëtime

Kompania ajrore irlandeze Ryanair, e njohur për fluturimet me çmime relativisht të ulëta, njoftoi se po padiste qeverinë britanike mbi kufizimin e udhëtimeve.

Linja ajrore u bashkua me Manchester Airports Group (MAG) në padinë në Gjykatën e Lartë të Anglisë të enjten për të kërkuar trasparencë mbi mënyrën se si kategorizohet situata covid e vendeve të tjera.

Kategorizimi në bazë të situatës pandemike të vendit ndikon direkt në kufizimet në udhëtime me këto vende.

Sipas Reuters, linja ajrore të tjera pritet t’i bashkohen padisë.

Industria e aviacionit shpreson të detyrojë qeverinë të ndryshojë kufizimet e udhëtimeve, në mënyrë që të shfrytëzojë sezonin veror për të kompensuar humbjet që ka pësuar gjatë pandemisë.

Me vetëm disa javë para sezonit të udhëtimit në korrik dhe gusht kur bëhen më shumë fitime, industria e aviacionit është e shqetësuar për humbjen e një vere tjetër ndaj COVID-19 pasi qeveria britanike bllokon shumicën e udhëtimeve, që do të thotë më shumë humbje të vendeve të punës dhe tendosje financiare.

Sistemi i dritave që përdoret për të kategorizuar vendet kritikohet si joshkencor dhe i paparashikueshëm nga dokumentet e depozituara në gjykatë.

Pas muajsh në izolim, Britania lejoi udhëtimet në maj, por ajo shkurajon udhëtimet në destinacionet turistike në Spanjë, Francë, SHBA e Greqi duke i klasifikuar me ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë, për hyrjet në vend imponohet 10 karantinë, gjatë së cilës personi duhet të kryjë disa teste Covid-19.

Vetëm shumë pak vende kanë dritën jeshile, të gjitha jashtë Bashkimit Evropian.

“Mënyra aktuale e paqartë që po merren vendimet po minon besimin e konsumatorit për të rezervuar pushimet verore dhe e bën të pamundur për aeroportet, linjat ajrore dhe kompanitë e tjera të udhëtimit të planifikojnë për rimëkëmbjen e udhëtimeve ndërkombëtare,” u shpreh kompania në një deklaratë për Reuters.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>