Sa e ndihmoi Kampionati Botëror turizmin rus?

Sa e ndihmoi Kampionati Botëror turizmin rus?

Pas një Kampionati Botëror të suksesshëm e pa incidente(deri tani), a është Rusia gati ta vërë veten në hartën botërore turistike?

Përpara se ndeshja e parë e kampionatit botëror Rusi 2018 të niste, më 14 qershor, analistët e udhëtimeve të Euromonitor thanë se Rusia do të mirëpriste rreth një milion vizitorë gjatë Kupës së Botës.

Alan Rownan, drejtues i industrisë së sporteve, u shpreh se Rusia do të shihte një rritje prej në numrin e turistëve, por paralajmëroi se “faktorët negativë”, si shqetësimet e sigurisë, rregulloret e vizave dhe tensionet politike, mund të minonin një rritje të qëndrueshme në numrat e vizitorëve.

Sot, kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje për tu luajtur, numri i turistëve që vizituan Rusinë gjatë këtyre javëve, është më shumë se 3 milionë.

Sipas Nikolai Gulyaev, zyrtari rus përgjegjës për sportin dhe turizmin, vetëm kryeqyteti, Moska ka pasur 60 për qind më shumë turistë këtë muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas një prej platformave kryesore të prenotimit të hoteleve Booking.com, vetëm për datat 14-15 korrik, kur do të luhen ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë, 74 për qind e pronave (hotele e shtëpi) në Shën Peterburg dhe Moskë, të listuara në Booking, janë prenotuar që ditë përpara.

“Me mungesën e incidenteve dhe atmosferën festive të këtyre javëve, profili i Rusisë si një destinacion kryesor turistik është ngritur”, shprehen ekspertë të turizmit. Kjo vërtetohet dhe nga shifrat: interesi për fluturimet nga 16 korriku (dita pas përfundimit të kampionatit botëror) deri në fund të majit të vitit të ardhshëm është rritur me 76 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>