Në vitin 2017, në vende të ndryshme të botës jetonin në mënyrë të loigjshme një milionë e 150 mijë qytetarë të lindur në Shqipëri. Rreth 460 mijë prej tyre jetojnë në Itali, rreth 430 mijë në Greqi, 90 mijë në SHBA dhe 70 mijë shqiptarë në Maqedoni.
Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamenti Popullsisë i Kombeve të Bashkaura, raportuar në një raport të Qendrës Pew Research, e cila analizon numrin e emigrantëve të ligjshëm, të cilët kanë më shumë se një vit që jetojnë në vende të tjera nga i tyre.
Sipas raportit, në vitin 2017, në Shqipëri jetonin 50 mijë emigrantë të ligjshëm të lindur në vende të tjera. Ndër to 30 mijë persona kanë vend origjine Greqinë dhe 20 mijë të tjerë nga vende të ndryshme të botës përfshi Italinë dhe Kosovën.