Në Shqipëri ndodhen 1 mijë e 37 italianë të regjistruar. Këto të dhëna janë bërë publike nga partitë politike që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të italisë që do të mbahen më 4 mars – bazuar tek AIRE—regjistri civil i italianëve banues jashtë vendit
Nga 1 mijë e 37 persona — 517 persona kanë një mbiemer tipik shqiptar, 7 persona kanë lindur në vende të ndryshme, dhe 513 persona mbajnë një mbiemër italian. Mbiemrat më të shpeshtë janë Benussi dhe Hoxha.
Këto shifra përfshijnë edhe shumë shqiptarëve të natyralizuar në italianë dhe të kthyer sërish në Shqipëri.
Italianët autoktonë të regjistruar në listat zgjedhore në Shqipëri janë pak më shumë se 500.
Numri real i italianëve në Shqipëri përbën vetëm 5 për qind të numrit të deklaruar në 2014-ën nga ish-Ministri i atëhershëm i Punës Erion Veliaj. Zoti Veliaj, gjatë një vizite pune në Romë, për habinë dhe sikletin e homologëve italianë, deklaroi për median se më shumë se 19 000 italianë kishin bërë kërkesë për leje pune në Shqipëri.
Ambasada Italiane nuk e korrigjoi këtë deklaratë të pavërtetë. Madje Ambasadori Italian Gaiani, sikurse edhe Kryeministri Rama nisën ta përdorin shpesh këtë të dhënë—të rrumbullakosur në njëzetë mijë—e cila përfundoi në faqet e gazetave dhe emisionet e lajmeve të Italisë.