Sadiq Khan zgjidhet për herë të dytë në krye të Bashkisë së Londrës

Nga Exit News
Sadiq Khan zgjidhet për herë të dytë në krye të Bashkisë së Londrës

Sadiq Khan ka fituar një mandat të dytë si kryebashkiak i Londrës, duke mundur rivalin konservator Shaun Bailey.

Ai fitoi 55.2% të votave në balotazhin me Bailey pasi asnjëri nuk arriti të siguronte shumicën në raundin e parë të votimit.

Khan, i partisë Laburiste, u bë kryetari i parë mysliman i një kryeqyteti të vendeve të BE-së kur u zgjodh për herë të parë në këtë post në 2016.

Sian Berry i Partisë së Gjelbër doli i treti, ndërsa Luisa Porritt e Liberal Demokratëve u rendit e katërta.

Khan u pa si favorit gjatë gjithë fushatës, me disa sondazhe që parashikuan se ai do të fitonte më shumë se gjysmën e votave të raundit të parë.

51-vjeçari nuk arriti të arrijë numrin e votave të vitit 2016, por fitoi me një shumicë prej 228 000 votash.

Rivali më i afërt i Shaun Bailey mori 44.8% të votave duke rritur kështu partinë Konservatore me 1.6%.

Sadiq Khan është një nga tetë fëmijët e një emigrant pakistanez në Londër. Ai u rrit në një shtëpi sociale në jug të Londrës. Khan, një besimtar mysliman, e deklaroi haptazi besimin e tij dhe u votua në 2016 nga 57 përqind e qytetarëve, në një qytet ku vetëm 10 përqind janë muslimanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>