Sali Berisha akuzon Kryeministrin Rama për lidhje me krimin

Ish kryeministri Berisha akuzoi Kryeministrin Rama për lidhje me krimin, në diskutimin në Parlament për ligjin e dekriminalizimit.  Sipas Zotit Berisha, “krimi është institucioni suprem i qeverisjes së Ramës.”  Ai e akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me bandat kriminale  të Aldo Bares dhe Dritan Dajtit.

Duke folur për ligjin e dekriminalizimit, Berisha përshëndenti Partinë Demokratike dhe partnerët ndërkombëtar. Ai tha se ky ligj është vetëm hapi i parë, pasi ajo që vërtetë i duhet politikës shqiptare është de-edvinizimi, shkëputja e politikës nga krimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>