Së shpejti nis testimi për Covid-19 dhe në QSUT

Nga Exit News
Së shpejti nis testimi për Covid-19 dhe në QSUT

Së shpejti testimet për koronavirusin do të mund të bëhen dhe në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu deklaroi të mërkurën se po punohet për të hapur ‘një laborator të dytë në QSUT’.

Deri më tani fluksi i analizave për Covid-19 po përballohet vetem nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.

Që prej 9 marsit, kur në vend u gjetën pacientët e parë me Covid-19, janë testuar 29744 persona të dyshuar, ose mesatarisht 250 teste në ditë.

Dita me më shumë testime brenda 24 orëve është 13 korriku, me 585 teste në 24 orë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>