Ish-ministri Spiro Ksera dënohet me 20 muaj burg

Gjykata e Tiranës dënoi sot  ish-ministrin Spiro Ksera me një vit e 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës. Gjykata i hoqi Zotit Ksera dhe të drejtën për të mbajtur poste shtetërore për 5 vjet, pas përfundimit të dënimit. Ish-juristi i Ministrisë , Artevis Mane, për të njëjtat akuza u dënua me 10 muaj burg,

Ndryshon projekligji për kamerat e sigurisë

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshuan sot projektligjin për masat shtesë të sigurisë publike, njohur si projektligji për kamerat e sigurisë. Në projektligjin e ri parashikohet që detyrimin për të vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë do ta kenë të gjitha institucionet shtetërore dhe ato biznese që do të rezultojnë me rrezikshmëri

PS e PDIU shfaqje humori në Dibër

Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet organizuan sot një aktivitet për të falenderuar qytetarët për fitoren e zgjedhjeve lokale në Dibër. I gjithë takimi u shoqërua me batuta, ku ranë më shumë në sy ato të Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të PDIU-së Qamil Lata. Kryeministri Rama: “Kjo votë është besim i

Konferenca kundër ekstremizmit, Lu e Vlahutin: Duhet bashkëpunim

Ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, përfaqësues të OSBE-së dhe politikanë shqiptarë po marrin sot pjesë në një konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga OSBE në Durrës. Ambasadori Lu , gjatë fjalës së tij, deklaroi: “ISIS nuk kufizohet vetëm në Siri dhe Irak, nuk është vetëm një ushtri, është një

Lubonja: Rezultatin në Dibër e diktoi loja e parave – Pikat kryesore të intervistës

Analisti Fatos Lubonja, dje në një intervistë për OraNews, bëri një analizë të zgjedhjeve lokale në Dibër. Më poshtë janë disa nga deklaratat kryesore të Zotit Lubonja: Për zgjedhjet: Të dy kandidatët kanë qenë figurantë sepse e gjithë loja prapa është bërë nga të fortët, nga ata që ishin prapa, që shpërndanin lekët dhe mendoj

Të gjithë kanë një familje…

Një valë shkurajimi goditi të hënën shumë njerëz, të habitur, të mërzitur dhe të kapur në befasi nga rezultati i thellë i zgjedhjeve vendore në Dibër. Shumë prej tyre nuk ishin demokratë, por të gjithë shpresonin që, në rrjedhën e ngjarjeve politike, Partia Demokratike të mund të ishte bërë pikë grumbullimi e një koalicioni të

Batutat e Kryeministrit Rama për maturantët protestues

Ndërkohë që qindra maturantë protestonin kundër ligjit të arsimit të lartë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me 150 maturantë më të mirë nga gjithë Shqipëria. Më poshtë janë disa nga batutat që Kryeministri Rama ju drejtoi protestuesve nga salla e kryeministrisë:  “E morën vesh që ju jeni këtu, vijnë bërtasin dhe nuk dinë për çfarë bërtasin,

Maturantët në protestë, Rama takim me më të mirët

Qindra maturantë protestuan sot, për të tretën herë, përpara Kryeministrisë për të drejtën për të ndjekur studimet universitare. Ata shprehën pakënaqësi për kriteret që Ministria e Arsimit ka vendosur për aplikimin dhe regjistrimin në universitete. Maturantët thanë se nuk janë informuar për mënyrën se si do të funksiononte sistemi i ri, i parashikuar nga ligjit

Zgjedhjet e Dibrës — 5 gjëra që kuptuam

Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Dibrës sollën fitore të thellë për PS-në dhe, për shumëkënd, të papritur në këto përmasa. Ndërsa një analizë e thellë mund të kërkojë më shumë informacion dhe të dhëna, disa gjëra duken qartë që tani. Ja pesë të tilla. 1. Makina informale media-biznes-krim e Kryeministrit Rama funksionon dhe ka

Përfundon shitja e Bankers Petroleum

Bankers Petrolium, kompania më e madhe në vend, mori aprovimi nga qeveria kineze, për përfundimin e kontratës së shitjes me kompaninë kineze Geo-Jade Petrolium Corporation. Sipas kontratës së marsit, Geo-Jade Petrolium Corporation, një ndër firmat më të mëdha private të nxjerrjes së naftës në Kinë, do të paguajë 575 milionë dollarë kanadezë (394 milionë euro)

13 0423 0433 0443 0453 0463 251