Qeveria e ka negociuar në tym koncesionin e Rinasit
Qeveria shqiptare ka negociuar me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit pa pasur asnjë vlerësim të mundësive dhe nevojave të vendit për ndërtimin e aeroporteve të reja, veçanërisht në jug të vendit. Në mbledhjen e javës së shkuar, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të autorizojë Ministrinë e Transportit dhe të Infrastrukturës për të kryer një tender