KQZ heq mandatin e 19 këshilltarëve bashkiakë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hoqi sot mandatin e 19 këshilltarëve bashkiakë, pasi nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. KQZ ende nuk e ka publikuar listën emërore të tyre. Ndërkohë, formularët e katër prej këshilltarëve që i ka në dorëzuar formularët janë në proces verifikimi, pasi dyshohet se mund të kenë fshehur të dhëna.