Thoma Gëllçi zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së
Thoma Gëllçi u zgjodh sot drejtori i ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Për këtë post, Zoti Gëllçi konkurronte përballë Zotit Petrit Malaj. Këshilli drejtues i RTSH-së votoi me shtatë vota për zotin Gëllçi dhe katër për Zotin Malaj. Thoma Gëllçi ka qenë më parë kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.