Qeveria po gropos 150 milionë euro në malet e Mokrës për të na mbajtur të izoluar nga Europa
Sa kalon kufirin grek në Kapshticë gjendesh para një kantjeri gjigand ndërtimi, ku punohet 24 orë, çdo ditë të javës. Ajo është Autostrada Egnatia që fillon nga Stambolli dhe pasi përshkon gjithë Greqinë veriore, tashmë është duke mbërritur në Kapshticë. Ky është investimi më i madh në Ballkan: një mijë kilometra autostradë, një qind kilometra