Hyn në fuqi Moratoriumi i Pyjeve

Sot, Ministria e Mjedisit njofton se hyn në fuqi Moratoriumi i Pyjeve. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e zonave pyjore nga shfrytëzimi pa kriter. Ai parashikon një me gjobë në vlerën, pesë milionë lekë, për këdo që do të kryej kundravajtje administrative. Me hyrjen në fuqi të ligjit, shfuqizohen të gjitha proçedurat ligjore aktuale për

Nuk ka më ndihmë ekonomike, për ata që nuk pranojnë mundësinë e ofruar nga zyrat e punës

Sot, Ministri i Çështjeve Sociale Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, deklaroi se: “Ata që nuk pranojnë të punojnë, nga mundësitë e ofruara nga zyrat e punës, hiqen nga skema e ndihmës ekonomike.” Gjithashtu, në takim, u diskutua për formalizimin e vendeve të punës, për projektligjin për ndërmarrjet sociale dhe për riintegrimin

Intervista e Ilir Metës – Pikat kryesore

Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta bisedoi, dje në mbrëmje, me gazetarin Ylli Rakipi, në emisionin Të Paekspozuarit. Më poshtë janë disa nga deklarimet kryesore që ai bëri: Reforma në drejtësi po ecën me ritmin e parashikuar. Do të ndodhë diçka e madhe, por nuk do të ndodhë brenda natës.

Ajnshtjani kishte të drejtë: zbulohen valët gravitacionale

“Zonja dhe Zotërinj, kemi zbuluar valët gravitacionale. Ja dolëm!” Me këto fjalë, profesori amerikan David Reitze bëri të njohur një arritje të jashtëzakonshme të shkencës, që mendohej se mund të mos vinte kurrë. Në emër të një grupi fizikantësh, Profesor Rietze deklaroi të enjten se ata kanë dëgjuar dhe regjistruar zhurmën e dy vrimave të

Crown Agents u pagua 6,8 milionë euro për asgjë

Kompania Crown Agents u pagua me 6,8 milionë euro nga qeveria shqiptare, për konsulencën dy vjeçare në Drejtorinë  e Doganave, pavarsisht se nuk arritën të mbledhin të ardhurat doganore parashikuar në kontratë. Kompania angleze, sipas kontratës, duhet të rriste të ardhurat doganore me 1 për qind të PBB-së në vit, ose rreth 100 milionë euro. Por,

Aferë me përmasa të mëdha mes kompanisë turke Suzer dhe qeverisë Rama?

Afera mes qeverisë dhe kompanisë turke Suzer mund të jetë shumë më e madhe se sa thjesht ndërtimi i një hidrocentrali të vogël në Drinin e Zi. Ajo që është bërë publike deri tani është se qeveria ka negociuar me kompaninë turke Suzer për ndërtimin e hidrocentralit të Katundit të Ri, sipas qeverisë, pas një

Qendra telefonike 24 orëshe e OSHEE-së — Koment

Zëdhënësat e palodhur të institucioneve publike kanë filluar të prodhojnë lajme të vërteta. Pak ditë më parë, kompania publike e energjisë elektrike OSHEE i bëri me dije publikut se prej një viti ka riaktivizuar qendrën telefonike 24 orë, për të përmirësuar shërbimin ndaj abonentëve. Plot mburrje, OSHEE deklaroi se kjo risi e madhe po korr

Shteti i jep rreth 16.000 euro Mihal Delijorgjit

Qeveria shqiptare do të shpërblejë Mihal Delilorgjin me rreth 16 mijë euro. Ky është vendimi i Gjykatës së Strasburgut, për dëmin jo financiar të shkaktuar në dëm të tij. Zoti Delijorgji hodhi në gjyq shtetin shqiptar, pranë kësaj gjykate, për shkeljen e afateve të paraburgimit “në pritje të datës së gjyqit”, dhe shkaktimin e stresit

George Soros 6 milion dollarë për fushatën e Hilari Klinton

Sipas gazetës Washinton Times, miliarderi George Soros i ka dhuruar 6 milion dollarë fushatës së Hilari Klinton. Totali i kontributeve të Soros për fushatën e zonjës Kliton ka shkuar në 7 milion dollarë.  Në gjashtë mujorin e dytë të 2015, Hilary Klinton ka mbledhur 25 milion dollar për fushatën e saj, dhe gati çerekun e

Basha vë kushte për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ka rezerva për miratimin e draftit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të miratuar nga qeveria. Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se: “Pika që na ndan është dakordësimi që ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon

13 1573 1583 1593 1603 1613 251