Kryeministri Rama dhe Miss Suedia për meshkujt shqiptarë

“Meshkujt shqiptarë janë shumë të pashëm, burrërorë dhe pse jo, ndoshta një ditë do të martohesha me një shqiptar.” Maria Taipaleenmäki, Miss Earth Suedia “Burrat shqiptarë janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre.” Edi Rama, Kryeministër i meshkujve (dhe femrave) shqiptare

Berisha akuza qeverisë për tenderin e dekoderave

Ish Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje qeverinë se e ka paravendosur fituesin e tenderit për dekoderat dixhitalë që qeveria ka vendosur t’u japë falas familjeve të varfra. Në një koment në faqen e tij në Facebook, Zoti Berisha deklaroi se më datë 5 dhjetor në Portin e Durrësit kanë hyrë 41 mijë dekodera të kompanisë

Ndahet nga jeta Imzot Rrok Mirdita

Ndërroi jetë sot në drekë Arqipeshkvi i Tiranës dhe i Durrësit Imzot Rrok Mirdita. Ai pësoi hemoragji cerebrale para tre ditësh dhe gjendej i shtruar në Spitalin Nënë Tereza. Imzot Rrok Mirdita ishte 76 vjeç. Gjatë 25 vjetëve të fundit ai ishte një ndër figurat më të rëndësishme të kishës katolike duke dhënë një kontribut të

Komentet e Kryeministrit Rama për meshkujt shqiptarë – Pa koment

Edi Rama, 7 dhjetor 2015: “Realisht burrat dallohen për aftësinë që kanë për t’i thënë gjërat, sidomos kur  duhet të justifikohen, pse nuk i bëjnë gjërat. Kurse gratë dallohen për aftësinë që kanë për të bërë gjërat dhe për një diferencë të madhe me burrat kur është fjala për t’u justifikuar. Pra, justifikohen shumë më

Venezuelë, opozita fiton zgjedhjet pas 20 vjetësh

Në Venezuelë, opozita fitoi zgjedhjet duke përmbysur dominimin e Partisë Socialiste të presidentit Nicolas Maduro. Opozita fitoi 99 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa partia e majtë, e themeluar nga Hugo Chavez, vetëm 46 vende. Presidenti Maduro, në një konferencë për shtyp, pranoi humbjen. Ky është fundi i sundimit 20 vjeçar të Partisë Socialiste.

Gianni De Biasi pa drita

Emrin e tij e dinë të gjithë. Është emri i njeriut të momentit, italianit që e bëri Shqipërinë të madhe, e çoi në Europë. Emri i liderit, gjeniut të sportit shqiptar. Njeriut të cilin gjithë Shqipëria do donte ta përqafonte. Njeriut për të cilin e gjithë Shqipëria do bëhej copë. Por Gianni de Biasit tonë

Ambasadori gjerman: verifikoni ata që dekoroni

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman deklaroi dje se duhet të verifikohen me kujdes pjesëmarrësit në Luftën Nacional-Çlirimtare që dekorohen nga qeveria shqiptare. Në një Konferencë për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur, viktima të regjimit komunist në Shqipëri, Ambasadori u shpreh se për nderim nuk mjafton vetëm pjesëmarrja e tyre në luftë, por dhe ajo

Prokuroria ngre akuzat për ish deputetin Mark Frroku

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimin ndaj ish deputetit Mark Frroku. Ajo ja ngritut kateër akuza zyrtare kundër tij: Vrajse me paramendim, neë lidhje me vrasjen e një personi në Belgjikë, në vitin 1999; Deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë me mbi dy milionë dollarë; Pastrim parash; Ndërtim i paligjshëm, në lidhje me një ndërtim pesë

Farmacistët letër Kuvendit: Mos rrisni sigurimet shoqërore

Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkoi që parlamenti të mos votojë rritjen e pagesës për sigurimet e profesioneve të lira. Me anë të një letre drejtuar Kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI dhe PDIU, farmacistët shprehen se rritja e sigurimeve

Drejtuesit fetarë si shërbim eskortë – Koment

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë ku komunitetet fetare nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë. Është ndoshta i vetmi vend në botë ku klerikët më të lartë të vendit më shumë gjasa ka t’i gjesh në ndonjë koktej me politikanë se sa duke u predikuar njerëzve apo duke ndihmuar besimtarët. Është ndoshta i vetmi vend

13 2053 2063 2073 2083 2093 251