Shqipëria dhe Kosova mes vendeve me më shumë luftëtarë të ISIS

Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet me numrin më të lartë  të luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik. Sipas një raporti të Radio Free Europe, Kosova ka 83 luftëtarë për një million banorë, ndërsa Shqipëria ka 46 luftëtarë për një million banorë  në rradhët e ISIS në Siri dhe Irak. Në renditjen botërore, Kosova renditet

Kryeministri Rama dhe Kryetari i Kuvendit Meta vizitë në Stamboll

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta morën pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që u zhvillua në Stamboll gjatë datave 18-20 nëntor. Të dy kanë mbajtur fjalime në lidhje me politikat dhe zhvillimet energjitike në vend. Gjatë vizitës në Stamboll, Zoti Rama u takua me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Partia Demokratike akuza të tjera ndaj Ministrit Beqaj

Partia Demokratike akuzoi, sot, qeverinë për favorizim të kompanisë TRIMED të Vilma Nushit, në disa tendera për blerje ilaçesh. Grida Duma, në një konferencë për shtyp, tha se kompania e Vilma Nushit ka fituar dhjetra tendera me vlerë dy milionë e 100 mije euro vetëm nga Ministri i Shendetësisë Ilir Beqaj. Sipas PD-së, “Vilma Nushi,

Arrestohen në flagrancë pesë trafikantë droge

Dje, policia arrestoi pesë persona, nga 30 deri ne 49 vjeç, pjesë e një grupi trafikantësh droge. Autorët u kapën në flagrancë, nëpërmjet një të infiltruari të policisë që bashkëpunonte me ta. Ky grup transportonte drejt Italisë lloje të ndryshme droge. Në momentin e arrestimit, atyre iu gjetën 600 gr heroinë, 400 gr kokainë dhe 500

Debat për klasifikimin e makinave luksoze

Komisioni i Ekonomisë debatoi sot për rritjen e taksave të makinave luksoze. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së tha se përcaktimi që ka bërë qeveria për të përfshirë në makina luksoze të gjithë ato mjete me fuqi motorrike 3000 cm3 nuk është i drejtë. Ministri Cani argumentoi se qeveria është bazuar në një kriter praktik për

Knut Fleckenstein përgëzon konsesusin për dekriminalizimin

Knut Fleckenstein, eurodeputeti raportues për Shqipërinë, përgëzoi arritjen e konsensusit për projektligjin e dekriminalizimit. Me anë të një postimi në Twitter, Zoti Fleckensein shprehet “I lumtur, komisioni ad hoc në parlamentin shqiptar votoi për “ligjin e dekriminalizimit”. Tashmë miratimi dhe implementimi. Hapa para drejt BE!”,

Ministri Tahiri dhe ambasadori Lu prezantojnë Kodin e Etikës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori amerikan Donald Lu prezantuan sot Kodin e Etikës përpara policisë. Ambasador Lu tha se “hartimi i këtij kodi do të ndihmojë betejën e drejtësisë shqiptare ndaj krimit“. Ndërsa Ministri Tahiri vijoi me kritikat e tij për sistemin e drejtësisë. Ai tha se të jesh punonjës policie sot në

Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Astrit Veliajn

Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm deputetin e PD-së Astrit Veliaj, i akuzuar për shkatërrim prone dhe ndërtim të paligjshëm. Zoti Veliaj akuzohej se kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një tokë private dhe se kishte shkatërruar një pronë shtetërore me një ndërtim të tijin në Fier.

Ministri Tahiri për deklaratën e ambasadorit amerikan

“Mua nuk më intereson se cili ambasador thotë çfarë, po më intereson se çfarë duan qytetarët.Dhe ata duan që brenda këtij mandati të mbyllim reformën në drejtësi. Ju po e pengoni reformën në drejtësi. Po hajdeni, bujrum të miratojmë reformën në drejtësi e të dalim të gjithë para drejtësisë.” Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm

Miratohet drafti për ligjin e dekriminalizimit

Sot, Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi me konsensus draftin për ligjin e dekriminalizmit.Deputetët e maxhorancë dhe opozitës arritën, pas muajsh diskutimesh, në një draft të përbashkët. Në një nga pikat kryesore të draftit, parashikohet heqja e të drejtës për t’u zgjedhur apo emëruar në poste publike, njerëzve me të shkuar kriminale. Gjithashtu, do t’i ndërpritet

13 2233 2243 2253 2263 2273 251