Segmenti rrugor Milot-Fier do të ndërtohet dhe mirëmbahet me koncesion. Ministria e Infrastrukturës hapi të mërkuën, në 1 korrik, garën ndërkombëtare për dhënien me koncesion të segmentit.
Qytetarët do të pagujnë për kalimin në këtë aks 0.075 euro për kilometër ose 8,7 euro për një kalim, ose 17,4 euro për vajtje-ardhje.
Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të projektit, tha se financimi prej rreth 1,2 miliardë eurosh do të bëhet nga fituesi i garës. Ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri në 10 për qind të vlerës së investimit, në rast se trafiku në rrugë nuk është sipas pritshmërisë së koncesionarit.
Segmenti do të jetë 115 kilometra i gjatë, ku 53 kilometra do të jenë rrugë të reja që do të ndërtohen, ndërsa 62 kilometrat e tjerë do të jenë rehabilitim i rrugëve ekzistuese.
Nuk dihet saktësisht sa do jetë gjurma e re dhe sa nga autostradat ekzistuese do jenë pjesë e saj.
Rruga do të përfshijë tunele dhe urat e nevojshme për kalimin e makinave, nënkalime dhe mbikalime, hyrje-daljet e kontrolluara dhe stacionet e pagesave.
Qytetarët pritet të paguajnë deri në 8,7 euro për kalimin e gjithë segmentit, ose 0.075 euro për një kilometër. Pagesa për këtë segment parashikohet të jetë më e lartë se ajo për Rrugën e Kombit.
Aktualisht një automjet për 4 persona paguan 5 euro për kalim në Rrugën e Kombit.
Për të kaluar nga Morina në Fier, përmes Rrugës së Kombit dhe segmentit Milot-Fier, qytetarëve do t’1 kushtojë 13,7 euro për një kalim ose 27,4 euro vajtje-ardhje.
Me ndërtimin e këtij aksi, pritet që rruga Milot-Fier të bëhet për 75 minuta, ndërsa e gjithë rruga nga Morina në Vlorë të shkurtohet në 3 orë.
Segmenti Milot-Fier është pjesë e Korridorit Blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi dhe Shqipërinë me Greqinë, në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderushme e trafikut përgjatë sezonit turistik.