Sekretari Blinken viziton Izraelin dhe Hamasin gjatë javës

Nga Exit News
Sekretari Blinken viziton Izraelin dhe Hamasin gjatë javës

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Izraelin dhe autoritetet palestineze të mërkurën dhe të enjten, raporton Reuters.

Ende nuk është bërë publike axhenda e sekretarit Blinken. Vizita e tij vjen në një kohë kur Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetit të kontrolluar nga Hamas. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë vrarë në Gaza.

Në Izrael 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi mjekësor kombëtar. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>