Sekuestrohen pajisjet elektronike të avokatit të ish-presidentit Trump

Nga Exit News
Sekuestrohen pajisjet elektronike të avokatit të ish-presidentit Trump

Prokurorët amerikanë sekuestruan, të mërkurën telefona celularë dhe kompjuterin e avokatit të ish-Presidentit Donald Trump.  Sekuestrimi u krye si pjesë e hetimit të Giulianit mbi marrëdhëniet e tij me Ukrainën, sipas The York Times.

Policia kontrolloi apartamentin e tij dhe zyrën e tij në Manhattan. Sekuestrimi i pajisjeve elektronike, u konfirmua nga Giuliani në një deklaratë për median.

Giuliani mohoi çdo akuzë dhe argumentoi se urdhrat e kërkimit janë shembull i “standarteve të dyfishta, të korruptuara” nga ana e Departamentit të Drejtësisë, për të cilin ai tha se kishte injoruar “krimet e hapura” te kryera nga Demokratët, përfshirë Hillary Clinton dhe Presidentin Biden.

Kjo është hera e parë që sekuestrohen dhe kontrollohen pronat e një avokati të një ish-presidenti.

Rudolph W. Giuliani Giulian ka qënë më parë kryebashkiak i qytetit të New York-ut, gjatë sulmeve të 11 shtatorit, dhe më pas u bë avokati personal i Presidentit Donald J. Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>