Rënia e numrit të të infektuarëve ka sjell edhe ulje në numrin e shtrimeve në spitalet Covid në vend. Exit News mësoi se rreth 50 shtretër të Senatoriumit janë të zënë; ndërkohë, dy ditët e fundit spitali ka pritur vetëm një rast urgjent nga rrethet.
Këto janë edhe arsyet që besohet se ky spital do të mbyllet si spital Covidi së shpejti, sipas të njëjtit burim.
Një tjetër arsye ka të bëjë me të sëmurët me patologji të ndryshme pneumologjike, të cilët gjatë pandemisë janë lënë në mëshirën e 30 shtretërve të ish godinës së vjetër të kirurgjisë në QSUT.
Raste të pakta urgjencë ka edhe spitali Covid-1, i njohur si Spitali Infektiv.
Vendi të hënën regjistroi 3 humbje të jetës, 17 raste të reja dhe 1 107 qytetarë të shëruar nga Covid-19.